Kryebashkiaku i Krujës thirret në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Nuk dihen akoma arsyet pse Bushi është thirrur, por akuzat ndaj tij kanë qenë të vazhdueshme nga opozita.

Pak kohë më parë, në emër të zotit Bushi janë depozituar disa kallëzime, kryesisht për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera. Nuk bëhet me dije nëse ka nisur një verifikim për këto kallëzime.

Ndaj shtetasit Artur Bushi, rezulton se ka gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:

• Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.
• Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
• Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

Në lidhje me procedimet penale rezulton:

-Për një procedim penal është vendosur të dërgohet në Gjykatë me kërkesë për pushim (pa persona të regjistruar në regjistrin e procedimeve penale).
– 2 procedime penale janë në fazën e hetimit dhe emri i shtetasit Artur Bushi, deri në këtë faze të hetimit, nuk është i regjistruar në regjistrin e procedimeve penale.

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *