Krujë/ Qëlloi me armë në drejtim të banesës për pronën, vihet në pranga 49-vjeçari

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rakordimi”, për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Qëlloi me armë zjarri, në drejtim të një banese në Shkodër, në janar të vitit 2022, për shkak të një konflikti për motive pronësie, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me mbështetjen e inteligjencës informative dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rakordimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar D. A., 49 vjeç, banues në fshatin Dukagjinin e Ri, Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shtetasi D. A., më datë 26.01.2022, në fshatin Kasnec, Shkodër, për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit N. U.

49-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Check Also

Dalin përgjimet! Francesco Becchetti mashtroi dhe bleu gjyqtarët, Shqipëria gjeti provat dhe e çmontoi skemën me hetues privat!

Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërues …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *