Krujë/ Një kapsollë detonatore plas në çatinë e një banese, u hodh nga persona të paidentifikuar

Një donator ka shpërthyer gjatë natës në lagjen numër 1 në Krujë.

KRUJË

Një kapsollë donator ka shpërthyer gjatë natës në lagjen numër 1 në Krujë. Sipas policisë, donatori është hedhur në çatinë e një shtëpie nga persona të paidentifikuar dhe ka shpërthyer duke lënë vetëm dëme materiale.

Më datë 05.09.2023 rreth orës 02:05, në lagjen nr.1, në Krujë, në çatine e banesës së shtetasit B.K dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla  të çatisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Lajm ne përditësim…