Krujë/ Makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Thumanë.

Mësohet se automjeti me drejtues një 34 vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri një 50 vjeçar.

Krujë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.