Krimineli shqiptar kërkon t’i ruhet anonimiteti në Britaninë e Madhe / Gjykatësi: Pse të mbrohet siguria e një vrasësi ?!
The Sun i ka kushtuar një vëmendje të veçantë historisë së një shqiptari me të shkuar kriminale. Ai është marrë në mbrojtje nga shteti britanik, pasi ka kërkuar azil politik në Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se i rrezikohet jeta.
Gjykatësi i çështjes e identifikonte shqiptarin, që cilësohet si gangster dhe fajtor për krime të tmerrshme, përfshirë vrasje. Ai ka mbërritur në Britani me gomone, pasi kreu një dënim të përjetshëm për vrasje dhe vepra të tjera shumë të rënda në vendin e tij. Ndërkohë, gjykatësi vendosi që identiteti i tij duhet të mbahej i fshehtë “për hir të sigurisë së tij” pasi ai pretendoi se ishte në rrezik nga mafiozët rivalë.
Deputeti konservator David Morris tha se; “Është një vendim i egër që tregon përbuzje për qytetarët britanikë. Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli me ‘karrierë’ që është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?”.
Ndërkohë, deputeti Philip Davies tha se publikimi i identitetit dhe krimeve të shqiptarit është qartësisht në nder të interesit publik. Gjykatësi Nicholas Aldridge, vendosi se nuk do të publikohej asgjë që do të çonte drejt identifikimit të shqiptarit, “drejtpërdrejt ose tërthorazi”.