Krimi trondit Fierin/ Vritet 41-vjeçari, policia identifikon autorin

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Fier. Mësohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Javori 41 vjeç, banues në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli” e njohur si lagjja e “ Baçkallinjve” në Fier. Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

 

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.