Krimi në Sukth/ Vëllai i viktimës plagosi të dashurën më parë në një hotel në Durrës
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin në Sukth, ku mbeti viktimë Fatjon Dervishi dhe mbeti i plagosur shoku i tij.
Mësohet se viktima dhe shoku i tij dyshohet se janë mbajtur në survejim nga autorët.
Ndër të tjera bëhet me dije se viktima ishte vëllai Ferdinand Dervishit, i cili plagosi të dashurën e tij, po në këtë zonë një vit më parë.
Viktima dhe shoku i tij dyshohet se janë mbajtur në survejim nga autorët. Kjo është një zonë që ka një rrugë të shtruar, por prita është bërë në pjesën kur po kryhen punimet, në pjesën e shinave të trenit. Aurorët e dinin shumë mirë se viktima dhe shoku i tij këtu do ta ulnin shpejtësinë në këtë pjesë të rrugës dhe kanë përfituar, duke i qëlluar me automatik. 38-vjeçari është vëllai i Fatbardh Dervishit, me mbiemër të ndryshuar Doda, 32 vjec, i cili më 3 janar 2022, plagosi pranë kësaj zone në një hotel, të dashurën e tij, i cili e la për të vdekur.
Ai u arrestua nga policia por nuk dihen rrethanat që doli nga burgu. Aktualisht ndodhet në Spanjë.