Krimi në Korçë/ “55-vjeçari hapi zjarr ndaj uniformave blu”, policia jep detajet: Pas thirrjeve për t’u dorëzuar Gjergj Mullalli u vetëvra (FOTO)

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, ku Gjergj Mullalli vrau gruan e tij dhe më pas e hodhi në një gropë septike, ndërsa sot 55-vjeçari u gjet i vetëvrarë.

Sipas policisë, sapo 55-vjeçari ka konstatuar se ka qenë i rrethuar, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Maliq/Informacion shtesë

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe

Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj