Krimi në burgun e Peqinit/ Reagon Manja: Ngjarja është e rëndë, por nuk ka pasur cenim të jetës së personelit policor

Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit ka tronditur mbarë opinionin publik. Si pasojë e konflikti me armë mes të dënuarve  Sokol Mjacaj, Arben Lleshit dhe Ilir Xhakjas, mbeti i vrarë i dënuari  Arben Lleshi.  Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Ministri i Drejtësisë që ndër të tjera u shpreh se ngjarja është e rëndë por asnjëherë nuk ka pasur cenim të jetës dhe sigurisë së personelit policor dhe stafeve tona civile.