Krimi i rëndë në Shkozë që tronditi kryeqytetin

 

Gjumin e banorëve në këtë zonë të Shkozës në kryeqytet e kanë prishur dy krisma pistolete. Roland Sinani, rreth orës 4 tëë mëngjesit të së shtunës ka hyrë me një pistoletë në dorë në dhomën ku flinte kunata e tij me të bijën 2 vjecare. E ka qëlluar me një plumb në gjoks. Ka dalë nga dhoma e më pas në rrugicë. Aty është përballur me dy persona, të cilëve u ka drejtuar pistoleten. Ata janë larguar me vrap. Kalojnë pak sekonda dhe ata degjojnë dy të shtëna. E para në ajër. E dyta, ishte zhurma e plumbit me të cilin 43 vjeçari i dha fund jetës. E kanë parë të bjerë në tokë, pranë portës kryesore të shtëpisë. Duke marrë me vete edhe motivin që e shtyu në këtë krim të dyfishtë.

Dëshmitarët e skënës së fundit ishin kamarieri i një lokali aty pranë dhe një vajzë e cila ishte nisur për në punë. Kamarieri, jashtë kamerës i tha Klan Neës se ishte kthyer për të parë se cfarë kishtë ndodhur. “Personi që na drejtoi armën ndodhej i shtirë në tokë. Dukej se kishte mbështetur pistoletën poshte nofullës dhe më pas e kishte shkrehur. Më pas u largova të ndihmoja edhe vajzën që po kalonte atë cast në rrugë. Ajo u trondit shumë nga skena që pa.”

Në shtëpi ndodheshin edhe dy prindërit e tij të moshuar. I vëllai, bashkëshorti i kunatës që sapo vrau, nuk ishte aty. Erjon Sinani shfrytëzonte orët e vona të natës në punën e përditshme si taksist.

E ëma e Roland Sinanit është drejtuar menjëherë në dhomën e krimit. Ka marrë në duar foshnjën dy vjecare e cila fatmirësisht nuk ishte lënduar nga plumbi. Edhe ajo ishte në shtratin ku iu vra e ëma. Ndërsa djali 4 vjecar i viktimës Migena Selimi ndodhej në shtëpinë e prindërve të saj në Lundër

Sakaq babai i 43 vjecarit del në oborr dhe sheh të birin të shtirë, me shenjën e plumbit nën nofull. Sipas ekspertëve të policisë që shkuan më pas në vendngjarje, ai bën një veprim që fillimisht do të ngrinte dyshime të mëdha. Pistoleta e cila sipas dinamikës së ngjarjes duhej të ndodhej në dorën e Roland Sinanit, nuk ishte aty. As pranë tij. Kohë më pas i moshuari i drejtoi policët tek një kthinë e shtëpisë. Duke pranuar se ishte ai që e kishte fshehur pistoletën në një mbajtëse këpucësh.

BURIMI: KLAN NEWS

GAZETARE: GLIDONA DACI