Krim në familjen shqiptare në Itali, burri godet me thikë bashkëshorten
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali.
Nëj 62-vjeçar me emrin Xhafer Uruci ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo.
Sipas mediave italiane Zenepe Uruci 56- vjeç ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj.
I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon.
“Babi po më lëndon”, mësohet t’i ketë thënë e ndjera të birit. Pas mesazhit zanor të nënës, djali ka tentuar të kontaktojë me motrën e tij, duke duke kërkuar më pas ndërhyrjen e policisë.
Mësohet se Gruaja punonte në një dyqan peshku në qytet.
Autori i krimit të rëndë është arrestuar menjëherë nga policia italiane dhe është dërguar në komisariatin e Ternit.