Krim i rëndë në Shkozë/ 43 vjeçari vret kunatën dhe më pas edhe veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Shkozë, Tiranë. Rreth orës 04:00 43 vjeçari Roland Sinani ka qëlluar me pistoletë duke vrarë gruan e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë edhe veten. Nga informacionet e para mësohet se Roland Sinani vuante nga shëndeti mendor.
Ështe sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Burri i Migenës punon taksit dhe kur ka ndodhur ngjarja ska qenë në banesë. Në banëse kanë qenë dy prinderit të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake. Mësohet se 37 vjecarja është vrarë në dhomën e gjumit ndërsa 43 vjeçari vrau veten në oborrin e banesës private. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.