Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tregon arsyen përse u thirr për të dëshmuar në SPAK

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Çako tha se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështje që nuk lidhen as me detyrën e tij dhe as të institucionit që drejton.Haki Çako ka qenë ish-drejtor i Policisë së Shtetit prej vitit 2015 deri në vitin 2018.