Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
—
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.