Korçë/ U asfiksua nga rrjedhja e bombolës së gazit në dhomën e hotelit, ndërron jetë 56 vjeçari
- 21 December, 2023
KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel të qytetit të Maliqit ku një person ka ndërruar jetë për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola që përdorej për ngrohjen e dhomës.
Mësohet se Bexhet Tresa, 56 vjeç ka humbur jetën në spital pasi u asfiksua nga gazi. Ndërsa 49 vjeçarja E.N që ndodhej në të njëjtën dhomë me të, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ