Korçë/Prangosen 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 4”.

Transportonte kundrejt fitimit, 2 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 4”, si rezultat i të cilit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 24 vjeç, banues në fshatin Bathës, Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në dalje të qytetit të Bilishtit, Devoll, automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin S. M., pasi bazuar në inteligjencën informative, dyshohej se ky shtetas po transportonte emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 2 emigrantë, të cilët 24-vjeçari do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. H., 41 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 26.07.2019, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 43 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 4, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 19 vjeç, banues në fshatin Orman, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas tjetër që ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Check Also

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *