Korçë- Një 16 vjeçar është ndaluar pasi në bashkëpunim me dy të tjerë plagosën rëndë një 14 vjeçar.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 8 tetor 2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë ka dëmtuar me mjete të forta, një 14-vjeçar, informoi sot policia e Korçës.
Dy bashkëpunëtorët e tij u ndaluan nga policia më 9 tetor 2023. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 shkopinj të cilët dyshohet se u përdorën gjatë konfliktit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ