Korçë/ Plagosen babë e bir, humbet kontrollin e mjetit
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Kapshticë, ku një makinë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.
Shoferi i makinës A. Ç, 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi A. Ç., dhe i biri i tij Dh. Ç., rreth 23 vjeç, pasagjer në automjet. Ata janë nisur menjëherë për mjekim në spitalin e Korçës dhe konfirmohet se që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë.