Korçë/ Makina përfshihet nga flakët, dyshimet e para

Një automjet është djegur në Korçë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”.

Mjeti tip “Benz”, në pronësi të A. Sh., ka qenë i parkuar në rrugë në momentin që ka marrë flakë.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.04.2023, rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, ka rënë zjarr në automjetintip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh., i cili ka qenë i parkuar në rrugë.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.