Korçë/ Makina përfshihet nga flakët
Një makinë është pëfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 5 të qytetit të Korçës.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.