Një 78 vjeçar është gjetur i pajetë brenda një mjeti në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, viktima ka punuar si roje pranë një biznesi në lagjen SMT të qytetit.
Viktima, i cili dyshohet të ketë pasur probleme me shëndetin, ka humbur jetën gjatë orarit të punës. Paraprakisht, dyshohet se arresti kardiak ka qenë shkaku i vdekjes.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar shkaqet e vdekjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ