Kontabilisti i kishte borxh 200 mijë euro 47-vjeçares, ajo e vrau në banesën e tij/ Grekut ia mori paratë gruaja shqiptare

Një borxh prej 200 mijë eurosh i ka marrë jetën llogaritarit grek 50-vjeçar. • 47-vjeçarja që kishte shumën e parave, të cilën ia kishte lënë llogaritarit, duket se qëndron pas tragjedisë që ndodhi në Moschato mbrëmjen e së hënës. • Të dy njiheshin prej dhjetë vitesh dhe lidhja e tyre ishte thjesht profesionale. • Gruaja 47-vjeçare, e cila hapi derën e banesës së llogaritarit tentoi që ta mbyste me kabllo, por greku i rrëfeu se në fakt, ai donte që të vriste veten. • Ndaj u ngjit në karrige, vendosi litarin në fyt dhe grekja ia shtyu me këmbë. • Pikërisht në atë moment në banesë hyri Policia, e cila ishte lajmëruar nga një shitëse dyqani pranë shtëpisë së viktimës, e cila ishte paralajëruar nga vetë 47-vjeçarja për gjithë çfarë do ndodhte. • Paratë ku janë? • Sipas mediave greke, shumën e parave e bashkëshortja e 50-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria, ka pasur akses në llogaritë e tij bankare, ka tërhequr para dhe është larguar për në atdhe. • Kështu, paratë që i kishin dhënë për investim, bënë “krahë”.