Konsumoi fostoksinë, ndërron jetë i riu në Vlorë


Një i ri nga Vlora i ka dhënë fund jetës, pasi ka konsumuar fostkosinë. Policia bën me dije se F.L  32 vjeç u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F. L., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, i cili si pasojë, gjatë transportimit për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.