Kongresi i PS në ditën e Rinisë nis me valle popullore! Temat e diskutimit
Sot në 8 dhjetorin e Ditës së Rinisë, socialistët janë mbledhur në Kongresin e partisë. Nga reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, qeveria vendore dhe PS 2030 janë 6 panelet e punimeve të Kongresit që do të mbyllet me fjalën e kryetarit Edi Rama.
Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin, organin më të lartë vendimmarrës. Në ditën e Rinisë, socialistët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve nga ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt. Kryesocialisti Edi Rama u shfaq në krah të Gramoz Ruçit.
Punimet e kongresit nisën rreth orës 11:30 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030. Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.
lajm në përditësim….