Detaje të reja janë zbuluar për arrestimin e ish-deputetit Mark Frrokut dhe 3 persona të tjerë pasi janë përfshirë në sherr me disa banorë të fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit
Sherri nisi pas Frroku dhe të tjerët nisën rrethimin e tokës me pretendimin se përfaqësonin Kishën Katolike dhe aty bëhej fjalë për pronën e kishës.
Frroku ka deklaruar se është kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e sipërfaqes së pronës prej 5,4 dynymësh dhe thotë se nuk dinte të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës si dhe nga ata që ishin me të në vendngjarje.
“Jam kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës.Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup fshatarësh të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona.Na kanë goditur e ne jemi mbrojtur. Ndërkohë ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie. Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës sidhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje” ka thënë ai para .
Ndërkohë familja Kaçuli është shprehur se kishin shkuar për të mbrojtur tokën që e kishin fituar me letra me ligjin 7501
“Shkuam për të mbrojtur pronën tonë sepse e kemi me letra sipas 7501.Aty jemi penguar nga njerzit e kishës dhe jeni përleshur me ta.Njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletë në ajër por nuk kemi mundur që ta identifikojmë se cili ishte”, ka qenë dëshmia e tyre.