Pësë persona pas një konflikti të çastit mes njëri tjetrit për motive të dobëta, janë konfliktuar me grushte dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasit R.Z dhe A.D.
Nga hetimet e kryera mbështetur dhe në inteligjencë informative, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit R.Z., dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishek që i kishte fshehur në një vend me barishte, të cilat dyshohej se mund ti përdorte në këtë konflikt.
NJOFTIMI:
Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes disa adoleshentëve.
U konfliktuan fizikisht me njëri tjetrin dhe njërit prej tyre i gjenden të fshehura dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishek, procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të mitur.
Rreth orës 17.00., është marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri tjetrin, menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendngjarje.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasve M.L., 15 vjeç; A.D., 16 vjeç; L.H., 16 vjeç; K.C., 17 vjeç; R.Z., 17 vjeç, të gjithë banues në Burrel.
Këta shtetas pas një konflikti të çastit mes njëri tjetrit për motive të dobëta, janë konfliktuar me grushte dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasit R.Z dhe A.D.
Nga hetimet e kryera mbështetur dhe në inteligjencë informative, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit R.Z., dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishek që i kishte fshehur në një vend me barishte, të cilat dyshohej se mund ti përdorte në këtë konflikt.
Armët e zjarrit dhe sasia e municionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për zbardhjen se si 17-vjeçari ka siguruar armët e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë në prani të psikologut dhe nën drejtimin e Prokurorisë Mat, ndaj shtetasve të lartëpërmendur ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe ndaj shtetasit R.Z., për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.