Mediat greke raportojnë se një 19-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga konflikti mes disa bandave në shtetin fqinj.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, rreth orës 23:00 në Vula.
Mësohet se 19-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë. Nuk dihet gjendja e personit të tretë, i cili është sulmuar edhe me thikë.
Autoritetet njoftojnë se në vendin e të shtënave janë gjetur 5 gëzhoja. Ngjarja mes grupeve nisi nga Argyroupoli ku kanë ndodhur goditjet me thikë dhe ka përfunduar me të shtënat.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ