Komunikimet elektronike/ AKEP gjobit me 10 milionë lekë “One Albania”

TIRA– Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka gjobitur me 10 milionë lekë kompaninë ‘One Albania’. Sipas AKEP, “One Albania” duhet të respektojë detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e pajtimtarit përpara zgjidhjen e kontratës.

Ato theksojnë se sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” duhet të respektojë detyrimet
ligjore lidhur me publikimin e informacionit transparent, të krahasueshëm, të përshtatshëm dhe të përditësuar për çdo detyrim në përfundimin e kontratës, si dhe kushtet e përgjithshme për aksesin e përdorimin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit fundorë.
të aksesueshme.

 

 

Këshilli Drejtues i AEKP rithekson rëndësinë thelbësore të respektimit rigoroz të të drejtave të pajtimtarit nga sipërmarrësi i komunikimeve elektronike dhe nevojën për marrjen e të gjitha masave të nevojshme dhe të shpejta për sigurimin efektiv të këtyre të drejtave.

AKEP VENDOSI:

1. Të miratojë propozimin e grupit të inspektimit të AKEP, për dhënien e masës administrative me “gjobë”, në vlerën 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë ndaj sipërmarrësit të komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a

2. Ngarkohet grupi i inspektimit i ngritur me Autorizimin e Inspektimit nr. 2005 Prot., datë 29.3.2023, bazuar në vendimin e KD, të vendosë në vendimin përfundimtar të inspektimit masën administrative të përcaktuar nga Këshilli Drejtues.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, brenda afatit 30 (tridhjetë) ditorë të përcaktuar në nenin 136, pika 2, të ligjit nr. 9918/2008 nga data e komunikimit të vendimit.