Kokainë nga Ekuadori/ GJKKO lë në fuqi vendimin për Gentian Malindin

Apeli i GJKKO-së në seancën e kësaj të marte për Gentian Malindin ka lënë në fuqi vendimin  për dënimin me 8 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Mësohet se Malindit i ulet me 1/3 dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar që do të thotë nga 13 vite burg që kërkon SPAK, ulet në 8 vjet e 8 muaj.

Ai akuzohet si përzoni që do të priste drogën e mbërritur në Portin e Durrësit nga Porti i Pierut, përmes konteinerëve të ‘Alba Exotic Fruit’.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave, ose të vizave. Që nga  viti 2019, Gentian Malindi ishte në kërkim për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’, dhe në momentin e arrestimit ai është paraqitur me mjet tjetër identifikimi.