Kërkoi shuarje të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, nis seanca në GJKKO, Berisha nuk shkon

Sali Berisha nuk është paraqitur në seancën e GJKKO që ka nisur në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm (8 nëntor). Ish-kryeministri ka kërkuar shuarjen e masës “detyrim paraqitje” të marrë nga GJKKO për aferën e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën Berisha është nën hetim. Në seancë janë të pranishëm avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, të cilët kërkojnë shuarjen e masës “detyrim paraqitje” me arsyetimin se nuk janë respektuar afatet ligjore për marrjen e këtij vendimi.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

 

Lajmi në përditësim…