Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Greqi efektivi i Forcave Operacionale, ishte nisur për pushime

Amarildo Kureta, 32-vjeç i cili ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është arrestuar në Greqi.

Mësohet se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur.

Efektivi rezulton ishte person “i shpallur në kërkim” për trafik droge nga Italia.

Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe ministri i  Brendshëm Taulant Balla i cili ka bërë me dije se ky i fundi është përjashtuar nga radhët e policisë, dhe se prej datës 2 gusht nuk ishte më në detyrë.

Lajmi në përditësim