Kapet 18 kg kokainë në makinën BMW që hyri nga Shqipëria. Arrestohet drejtuesi i mjetit në Mal të Zi
Zyrtarë e Doganave dhe Policia e Malit të Zi mëngjesin e sotëm kanë zbuluar 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, dhe pritet të peshohet në vijim.
Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga shtetas i Shqipërisë, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.
Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçëm nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”. Shtetasi i Shqipërisë, identiteti i të cilit akoma nuk bëhet me dije është arrestuar. Paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë.