NJOFTIMI:
Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhirot”, sekuestrohen një pushkë, municion luftarak, doza të lëndës narkotike cannabis sativa dhe një shumë eurosh e përfituar nga shitja e këtyre dozave.
B.A., 23 vjeç dhe N. Ç, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Tropojë. Gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit N. Ç., u gjet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Arma e zjarrit, municioni luftarak, dozat e lëndës narkotike dhe shuma e eurove u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.