Një 42 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi bagazhi i makinës ishte i mbushur plot me kanabis. Shqiptari u ndalua në Selanik dhe gjatë kontrollit në bagazhin e tij iu gjetën 20 pako me kanabis me peshë totale 22 kg e 238 gram.
Në një kontroll tjetër në shtëpinë e tij në zonën e Neapolisit, u gjet dhe u konfiskua një sasi kokaine dhe një peshore elektronike precize. Shqiptari është arrestuar me akuzën për trafik dhe posedim droge.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ