Kamzë/ Rrethohet zona, i vënë eksploziv në dyqan biznesmenit të inerteve

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Bathore.

Sasia e tritolit i është vendosur një dyqani i cili sipas burimeve është në pronësi të Naim Qarrit.

Ky i fundit është personazh i njohur në  fushën e guroreve dhe inerteve.

Tritoli i cili ka shperthyer në marketin në pronësi të Arbi Qarrit, djalit të Naim Qarrit, ish president i klubit Kamzë.

Teksa policia po heton disa pista pasi Naim Qarri i është bërë atentat me tritol në vitin 2017 në automjet. Ndërsa pista tjetër është ajo e konkurrences pasi Naim Qarri është i njohur në fushën e guroreve dhe inerteve. Teksa përpara hetuesve familja Qarri është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk janë në dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në binznesin e tyre.

 

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.