Kamzë/ Godet me mjet prerës bashkëmoshatarin, arrestohet 15-vjeçari
Një 15-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në një shkollë në Paskuqan, pasi gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e pasme të shkollës ku dy të miturit pasi janë konfliktuar me fjalë njëri prej tyre ka goditur me biçak tjetrin.
15 vjeçari ka marrë plagë në shpinë dhe ndodhet ne spital ne gjendje te stabilizuar.
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.