Kamëz/ Futën me forcë të miturin në makinë dhe i vodhën varësen, arrestohen dy të rinjtë
- 13 September, 2023
Dy të rinj janë arrestuar në Kamëz pasi i vodhën me dhunë varësen një të mituri. Dy të rinjtë kanë futur të miturin me forcë në makinë dhe më pas i kanë marrë varësen e floririt në qafë.
Ngjarja ka ndodhur në Bathore. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ