Kamera në banesën e Gentjan Bejtjas, kyç për hetuesit

Kamera në banesën e Gentjan Bejtjas, kyç për hetuesit.

Në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Gentjan Bejtaj në rrethana ende të paqarta disa persona ende të pa identifikuar kanë kryer atentat me armë zjarri. Shtetasi Ramazan Sino 29  vjeç, kunati i Gentjan Bejtjas mbeti i vrarë ndërsa dy djemtë e tij  Alvi Bejtja 13 vjeç dhe tjetri 10 vjeç mbetën të plagosur.  13 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në  spitalin ushtarak.

Ata kanë qenë duke qëndruar në oborrin e shtëpis dhe janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Autorët kishin marrë informacion se Gentjan Bejtja ishte në banesë, sepse ai ishte edhe shenjestra e atentatit. Më pas autorët kanë gjuajtur nga një largësi 20 metra nga avllia e shtëpisë së tij.  Pasi kanë kryer atentatin, në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur e djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen” i cili mund të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin. Gentian Bejtja po udhëtonte familjarisht.  Ndërkohë në zonë nuk ka kamera sigurie pasi u hoqën në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes autorët kanë qëlluar dy herë. Njëherë tek banesa dhe katër herë në rrugën kryesore, ku u gjetën edhe më pas sekuestruar 28 gëzhoja. Një tjetër detaj interesant është fakti që Gentajn Bejtja dy ditë më parë ka qënë në shtepi një natë më parë. Po ashtu ka dyshime se autorët kane pasur dijeni për lëvizjet e Bejtjas. Dyshohet gjithashtu se Gentjan Bejtja ka qenë në makinë dhe ka zbritur rrugës pa vajtur në shtëpi. Ky i fundit kishte ikur në Hollandë prej me shumë se një viti, por autoritet nuk kane një inforacion që ka kërkuar azil politik atje. Hetuesit janë duke kryer veprimet hetimore për të zbuluar vendodhjen e tij.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.