Kallashnikov dhe municion luftarak në banesë/ I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Berat

Një 50-vjeçar, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje është vënë në pranga nga Policia Dimal, e cila gjatë një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e të arrestuarit ka gjetur një kallashnikov dhe municion luftarak.

Mësohet se 50 vjeçari, I kishte fshehur fishekët bashkë me armën pa leje në ambientet e shtëpisë së tij në fshatin Potoduar, Dimal.

Për pasojë, policia ka vënë në pranga 50-vjeçarin me iniciale V. Sh., ndërsa arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.