Kalimtarët gjejnë pa shenja jete 34-vjeçarin në Fier

Një i ri është gjendur pa shenja jete në rrugën e Plykut në Fier.

Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit në anë të rrugës. I riu mësohet se është identifikuar si 34 vjecari me inicialet E.M.

Dyshimet e para janë që ka ndërruar jetë si pasojë e shkaqëve natyrore.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.