Kakavijë/ Policia sekuestron mbi 20 mijë euro në kufi, procedohen 2 shtetas

Policia Kufitare në Kakavijë ka goditur ditën e sotme 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Në kuadër të këtoj operacioni janë sekustruar 23 900 euro, dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas që nuk i deklaruan në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

 

Kakavijë

Goditen brenda pak orëve, 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

 

Sekuestrohen 23 900 euro, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas që nuk i deklaruan në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetases P. M., gjetën 11 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kjo shtetase nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 050 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. M., 53 vjeçe, banuese në Memaliaj dhe D. B., 45 vjeç, rezident në Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, lihet në burg Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *