“Jo vëlla, s’bëhet fjalë”/ Për vrasjen e Musabelliut do paguheshin rreth 100 mijë €, si aplikuan autorët metodën “me ndërrim” me Martinajn

Përgjimet kanë nxjerrë në pah detaje të reja lidhur me ngjarjet kriminale. Përkatësisht për atentatin ndaj Kleant Musabelliut, po ashtu edhe për vrasjen e Gjin Ndoj.

Në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb” theksohet se Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliu, duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhje e tij.

Ndërkohë theksohet se në këmbim të vrasjes së Kleant Musabelliut, shtetasi Pëllumb Gjoka do të paguante shumën prej rreth 100.000 deri në 120.000 euro.

Mësohet se Behar Brajoviç ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen, pra gjetjen e vrasësve me pagese.

 

 

Fillimisht janë organizuar gjashtë persona kryesisht nga Kosova dhe nga Serbia për vrasjen e shtetasin Kleant Musabelliu.

Por duke se gjërat më pas kanë ndryshuar. Në dosje sqarohet se është aplikuar metoda “me ndërrim” me shtetasin Ervis Martinaj.

Pra Behar Brajoviç do të vriste Gjin Boriçi (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ky i fundit thuhet se do të vriste Kleant Musabelliun, menjëherë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoj).

Por kush ka qenë roli i Klaodor Hakës? Në dosje përshkruhet se Klaodor Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacionit në lidhje me lëvizjet, kontaktet, vendbanimin, ndjekje dhe çdo të dhënë tjetër me interes për shtetasin Kleant Musabelliu. Fillimisht ishte porositur nga Pëllumb Gjoka, dhe në vijimësi nga Behar Brajoviç.

Theksohet se Edmond Preka duke qenë një person shumë i afërt i Pëllumb Gjokës ka pasur dijeni për çdo planifikim për vrasjen e shtetasit Kleanthi Musabelliu dhe ka kryer edhe veprime aktive për organizimin e kushteve për vrasje.

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *