Javë e zymtë/ Të vrarë, të plagosur e të arrestuar

“Java e zymtë” me një rekord vrasjesh, viktimash dhe shumë të plagosur. Ditët e fundit fjalët ”Aksidente”,  “Gjakosje”, ”Armë”, ”Plumba” janë bërë si pjesë e pandashme e përditshmëisë sonë.

Ngjarjet e ndodhura vetëm këtë javë kanë shënuar një rekord vrasjesh, ku e fundit ishte ajo në Berat që

i plagosur  mbeti  54 vjeçari me armë zjarri , dhe  vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën.

E rëndë/ Plagoset 45-vjeçari me armë zjarri në Berat, pritet transportimi drejt Traumës pas operacionit (EMRI)

Ajo që tronditi mbarë opinionin publik,  ishte krimi brenda familjes, ngjarja që ndodhi  në Korçë, ku   55-vjeçari vrau gruan, më pas veten.

E rëndë në Maliq! Burri vret gruan dhe e hedh në kanal

Numri I vrasjeve me armë zjarri kundrejt një pagese po rritet gjithnjë dhë më shumë. E tille rezultoi nga përgjimet e biznesmenëvë që bënin planin për të kryer vrasjen e 27 vjeçarit, ku në bisedë thuhej të jepen sa para kërkohen, vetëm vrasja të kryhet.

Vrasja e Gjin Ndojit/ Zbardhet roli i ish-efektivit të policisë, shofer i biznesmenit Gjoka

“Gjakosja”e rrugëve të tiranës duket sikur nuk po mbaron, gjë që e vërteton edhe ngjarja që

ndodhi pak ditë më parë, në zonën e quajtur “Varri I Bamit”në Tiranë ku mbeti i plagosur me

armë zjarri 30 vjeçari.

Plagosi me armë gjahu një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Edhe rrugët e shqipërisë janë të përgjakura nga aksidentet automobilistike, dhe kryesisht kjo si pasojë e humbjes së kontrollit të shoferëve kryesisht të rinj, siç ishte rasti i përplasjes së 65 vjeçares që mbeti e vdekur, nga një automjet që drejtohej nga 21-vjeçari.

Aksidentoi për vdekje 65 vjeçaren në Fushë-Krujë, kapet shoferi i mitur

Si dhe shumë aksidente të tjera me shumë të plagosur dhe dëmë të mëdha materiale janë shënuar javën që lamë pas.

 

 

Duke iu referuar statistikave të fundit, rezulton se ky vit nuk ka asnjë ndryshim me vitet e tjera përsa i përket aksidenteve rrugore, plagosjeve me armë zjarri, mbajtja e armëve pa leje, ngjarje të tilla jo vetëm që kanë tronditur realitetin shqiptar por po rrisin akoma më shum pasigurinë e jetesës në Shqipëri.