“Jam polic në Vlorë, s’mund të më ndaloni”/ E vërteta e sherrit në laprakë

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është dhunuar në zonën e Laprakës në Tiranë. Mësohet se patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kontroll dhe identifikim, në brendësi të së cilit kanë qenë 3 persona që po debatoheshin.

Mësohet se gjatë përleshjes fizike të tyre ka ndërhyrë policia, dhe njëri prej tyre ka kundërshtuar uniformat blu duke ushtruar dhunë, dhe është shprehur se ishte punonjës policie në Vlorë.

Sipas burimeve, për shkak të konfliktit të krijuar ,u desh të vinin disa patrulla të tjera policie për të normalizuar situatën.