Itali/ Prangoset shqiptari, shkoi si turist në Romë dhe joshi një 14-vjeçar në rrjetet sociale, i ofroi 200 euro për raport intim

ROME– Një turist shqiptar 54-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se tentoi të sulmonte seksualisht një djalë të mitur, të cilin kishte nisur ta ngacmonte. Il Mattino shkruan se burri shqiptar, emri i të cilit end enuk dihet ndodhej prej disa ditësh në Romë për pushime.

Duke lëvizur nëpër rrjetet sociale kishte parë foton 14-vjeçarit. Ai e kishte tallur dhe pas disa bisedash kishte filluar ta ngacmonte. Për të mundësuar një takim me të, ai i kishte ofruar 200 euro dhe një akt seksual. Për t’u siguruar për disponueshmërinë e të riut, burri dyshohet se i kishte dërguar edhe foto të shumta nudo.

Takimi ishte përllogaritur të ndodhte të enjten pasdite, brenda Villa Borghese, por djali shkoi atje me shokët e tij dhe më pas raportoi gjithçka në polici, sesi turisti tentoi të afrohej fizikisht duke u përpjekur ta puthte.

Burri u arrestua nga policia me akuzën e prostitucionit të fëmijëve dhe sulmit seksual, por gjyqtari nuk njohu kushtet e flagrancës. Megjithatë, ai tani është në arrest shtëpiak.

Si e kishte programuar planin 54-vjeçari?

Ai kishte menduar për gjithçka duke shpresuar se vëmendja e dhënë ndaj të miturës do të ishte reciproke. Kështu, një turist shqiptar që ka vizituar kryeqytetin ka gjurmuar përmes rrjeteve sociale numrin e celularit të një 14-vjeçari, duke nisur t’i shkruante mesazhe të shumta ku i kërkonte ta takonte.

Mesazhe të cilave i mituri u përgjigjej, por që më pas u bënë gjithnjë e më të shpeshta. Sjellja e burrit është bërë përndjekëse dhe për ta bindur djalin të pranojë takimin, ai madje ka nisur t’i dërgojë foto nudo të tij. I gatshëm të bënte gjithçka për të tërhequr vëmendjen e të miturit, 54-vjeçari më pas i ofroi të paguante 200 euro për ta shtyrë atë të kryente një takim seksual.

14-vjeçari, i cili sipas mediave italiane ishte duke u trajtuar për vonesë në zhvillimin mendor, e kuptoi rrezikun e situatës dhe pranoi ta takonte: kështu, pasditen e së enjtes, të dy u takuan në Villa Borghese. Por në takimin me 54-vjeçarin nuk ishte vetëm i mituri. Djali, për të mbrojtur veten dhe për të shmangur rreziqet, është paraqitur në takim në shoqërinë e miqve.

Burri nuk e ka lënë veten të dekurajohet nga prania e të miturve të tjerë dhe ka tentuar të puthë djalin që ka raportuar këtë fakt tek organet kompetente. Agjentët e stacionit të policisë Trevi-Campo Marzio ndërhynë në vend dhe arrestuan pedofilin e dyshuar. Akuzat ndaj tij janë për dhunim seksual dhe prostitucion me fëmijë. Gjatë seancës së zhvilluar në Piazzale Clodio, megjithatë, arresti nuk u vërtetua pasi gjyqtari nuk njohu flagrancën. Arrestimi në fakt ka ndodhur pas fakteve të kontestuara dhe jo menjëherë. Për turistin, megjithatë, prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij dhe është caktuar arrest shtëpiak në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe shmangies së tentativave për arratisje, duke qenë se i dyshuari nuk është italian.