Itali/ Humbi jetën në punë, familjarët e shqiptares: Askush s’na lajmëroi, e morëm vesh nga lajmet, duam drejtësi!

Tradita dikton që familja të mblidhet së bashku në ditë zie dhe lamtumire, duke sjellë ushqim dhe duke gjetur mbështetje te të tjerët. Të afërmit mbërrijnë pjesë-pjesë nga Marche, nga Friuli, nga Lombardia. Ata nxitojnë në rrugët e ngushta të Miane (Treviso), duke mbajtur çanta plot pazar dhe hyjnë në shtëpinë e prindërve të Anila Grishajt, e cila vdiq  në kompaninë Bacon, që dyshohet se u ndez gabimisht nga kolegu i saj. Të afërmit përqafojnë nënën, babanë, të cilët janë ende të tronditur. Të dëshpëruar, sepse humbja e një vajze kaq të re dhe kaq të dashur nuk gjen shpjegim.

Mbrëmjen e së martës mamaja e Anilës kishte përgatitur darkën. Kishte peshk në furrë, ajo po përgatiste tryezën për të mbledhur të gjithë familjen, si gjithmonë. Ata thjesht prisnin Anilën. Por ajo nuk erdhi në shtëpi. Ajo kishte vdekur, askush nuk i kishte lajmëruar për atë tragjedi.