Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 28-vjeçari në Durrës (Emri)

Një 28-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është arrestuar në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Glorildo Halili për të cilin Gjykata e Torinos ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”.

“Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të koordinuara ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Glorildo Halilit, 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë.