“Ishte shndërruar në hotel”, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit: Kishte shumë mangësi në funksionim

Zbardhet një tjetër dëshmi për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit, ku një i dënuar me burg përjetë vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër.

Ai është shprehur se burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel dhe se prej kohësh kishte dërguar shkresa për mosfunksionimin e sistemit të monitorimit.

“Prej disa kohesh kam dërguar shkresa për mos funksionimin e sistemit te monitorimit. Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shume mangësi në funksionim”, u shpreh drejtori i burgut të Peqinit.