“Ishte shëndoshë e mirë, s’kishte probleme”, Flet flet babi i 2-vjeçarit që ndërroi jetë në çerdhe: Mjeku më tha nuk kam çfarë t’i bëj

Babi i 2-vjeçarit, i cili humbi jetën dy ditë më parë (11 shtator) pasi shfaqi probleme shëndetësore në çerdhe, ka rrëfyer detaje se si mori vesh vdekjen e të birit.

Renato Hoti, në emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, pohoi se ditën që kishte dërguar fëmijën për në çerdhe, ishte aktiv dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tregoi se ishte në punë kur e telefonoi drejtoresha e çerdhes në Burrel e cila i njoftoi se i mituri ishte dërguar me urgjencë në spital.

Babai i 2-vjeçarit rrëfeu se kur shkoi atje e gjeti të birin pa shenja jete.

“Unë isha tek puna, na mori në telefon drejtoresha e çerdhes dhe më tha se e kemi nis djalin tuaj urgjencë në spital. U habita se 5 minuta më parë kishte folur bashkëshortja dhe i kishin thënë se ishte në gjumë, është shumë mirë, kur shkova tek spitali e gjeta pa jetë. Edukatorja po mundohej të më shpjegonte por s’isha në gjendje. Ajo më tha e kam mbajtur në krah.

Pati pak shqetësim, 3-4 ditë dhe i doli dhëmballa, dhe u qetësua, filloi të hante, ishte prapë aktiv. Dhe ditën që e çuam, ishte shëndoshë e mirë. Vetë nusja e nisi tek çerdhja, rreth orës 8 e pak. Ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30.