Ishte duke punuar, bie nga lartësia e pallatit 60-vjeçari në Tiranë
Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia, teksa ishte duke punuarnë një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kristo Luarasi”, ndërsa shtetasi me iniciale B.B, ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç.
Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.